Natën e ndërrimit të viteve duhet të tregojmë kujdes me kombinimin e ushqimeve pasi përzgjedhja e gabuar e tyre mund të bëhet shkak për helmim. Dietologia Anila Kalleshi këshillon të sëmurët kronikë të tregohen të vëmendshëm me ushqimin ndërsa apelon për evitimin e produkteve që përmbajnë shumë kalori.

Kombinimi i gabuar i ushqimeve apo edhe përzierja e pijeve alkolike gjatë mbrëmjes së ndërrimit të viteve mund të bëhen shkak për helmime. Dietologia Anila Kalleshi thotë se kujdes duhet treguar edhe me riciklimin e ushqimeve pas datës 31.

Kalleshi: Pas festave duhet të jemi të kujdesshëm me riciklimin e ushqimeve. Kombinimi i tyre duhet është i rrezikshme.

Më shumë vëmendje në përzgjedhjen e ushqimeve dhe sasisë së tyre duhet të tregojnë të sëmurët kronikë.

Kalleshi: Personat që janë me diabet dhe tension duhet të jenë më të kujdeshëm me ushqimin.

Për ata që peshën trupore e kanë merak duhet të evitojnë ëmbëlisirat dhe pijet që përmbajnë shumë kalori.

Kalleshi: Kini kujdes me bakllavanë, një fetë ka 600 kalori. Kujdes me alkoolin, mos abuzoni.

Por çfarë duhet të konsumojmë? Dietologët këshillojnë më shumë perimet dhe frutat.

Kalleshi: Thjerzat duhet të jenë prezent në natën e ndërrimit të viteve, sepse sjell mbarësi, por edhe vlera ushqyese.

Pas vitit të ri për ata që e ndiejnë se e kanë tepruar me ushqimin gjatë festave këshillohet nisja e dietave dhe aktivitetit fizik.