Sipas një parashikimi të bërë në lidhje me muajin Prill në tërësi, meteorologia Tanja Porja ka dhënë detaje rreth motit për ditët në vazhdim.

Sipas saj, Prilli do të jetë përgjithësisht i ngrohtë, përveç mesit të muajit, ku priten reshje dhe ulje të temperaturave.

“Kemi paqëndrueshmëri në mes të muajit Prill në datat 14, 15 dhe 16 ku do ketë prezencë të reshjeve dhe ulje të temperaturave. Kjo do të zgjasë vetëm këto ditë dhe më pas moti stabilizohet”, – u shpreh Tanja Porja.

Porja thotë se mëngjeset dhe mbrëmjet do të jenë të freskëta, ndërsa mesdita do të ketë temperatura të nxehta që do të arrijnë deri në 24 gradë celsius.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook