Blogu “Balkanista” është bërë i njohur tashmë për shqiptarët, pasi një vajzë nga Australia shkruan shpesh për vendin tonë atje, pasi është zhvendosur në Tiranë.

Kësaj here ajo ka shkruajtur për vlerat kulturore të Shqipërisë, dhe do të surprizoheni sa shumë ka mësuar për historinë dhe traditat tona vetëm për pak kohë qëndrim:

“Shqipëria është një vend i mbreslënës me një histori dhe kulturë diverse. Gjatë qëndrimit tim të deritanishëm këto janë disa fakte që kam mësua:

1. Toleranca fetare është një bazë themelore e kulturës shqiptare. Edhe pse zyrtarisht Shqipëria është një vend mysliman, kjo nuk është një aspekt domethënës i kulturës së tyre. Atje ka gjithashtu të Krishterë, dhe komunitete hebre, të cilët jetojnë në mënyrë paqësore duke u kushtuar pak ose aspak vëmendje dallimeve fetare.

2. Shqipëria është një emër latin, i cili daton që prej kohës së Ilirëve, të njohur si Alban. Përpara kësaj vendi njihej si Arbëri dhe banorët quheshin Arbëresh, deri në shekullin e 16, kur vendi mori emrin Shqipëri dhe banorët u quajtën shqiptarë. Termi ka kuptimin si vendi i shqiponjave, e ndërsa banorët bijtë e shqiponjave.

3. Simboli ndërkombëtar dhe etnik i Shqipërisë është shqiponja dykrenore, dhe fillimisht u paraqit në një gurë i cili daton në shekullin 10, në kohën kur nën sundim ishte Principata e Arbërit. Ajo simbolizon heroizmin dhe lirinë e Shqiptarëve.

4. Gjuha shqipe është e  ndarë në dy dialekte, veriori i quajtur Geg dhe jugori i quajtur Tosk. Ndarja mes njerëzve të cilët flasin këto dialekte është lumi Shkumbin nga Veriu në Jug. Dialekti Geg flitet nga shqiptarët e Kosovës, Malit të Zi, dhe Maqedonisë veriore, ndërsa dialekti Tosk flitet nga pakica e shqiptarëve në Greqi, Maqedoninë jugore, dhe Italinë jugore.

5. Edhe pse Shqipëria është një vend i vogël, atje ndodhen 3 qytete të mbrojtura nga UNESCO. Këto janë Berati, Butrinti, dhe Gjirokastra.

6. Kanuni përmbante një listë me traditat Shqiptare të cilat u vunë në zbatim nga Lekë Dukagjini në mesjetë. Kanuni nuk është vetëm një listë rregullash, por gjithashtu një libër historike dhe politiko-social. Një nga rregullat primare të Kanunin është besa, e cila konsiderohej si pjesa më e rëndësishme e Kanunit dhe tregon rëndësinë e mbajtjes së premtimeve dhe detyrimeve.

7. Gjatë kohës së Holokausit, shqiptarët strehuan të patën 2000 hebrenj. Në vend që t’i fshihnin ata në pyje, ata u dhanë hebrenjve rroba dhe emra shqiptar dhe më pas i integruan në shoqëri duke i trajtuar si familje, dhe jo si të huaj.

8. Muzika tradicionale shqiptare është tepër e larmishme dhe ka rrënjët e saj në tingujt dhe trashëgiminë indigjene. Format e poezisë së këndshme epike, muzika popullore dhe instrumenteve të tilla si instrumentet e erës, violinat, lahuta dhe daullja,  janë të zakonshme dhe vallëzimi tradicional është shumë popullor. Kur bëhet fjalë për muzikën moderne, Shqipëria dhe diaspora  kanë prodhuar disa muzikantë të njohur ndërkombëtarisht si Rita Ora, Dua Lipa dhe këngëtarja e operës Inva Mula.

9. Çdo vit, më 14 mars, shqiptarët festojnë Ditën e Verës. Kjo festë simbolizon fundin e dimrit, rilindjen e natyrës dhe një përtëritje të mendjes, trupit dhe shpirtit. Fokusi i festivalit është në qytetin e Elbasanit, gjithashtu festohet gjerësisht në Tiranë me festimet e mëdha në rrugë. Përveç kësaj, nga 1 marsi, të rinjtë vendosin një byzylyk tradicional të njohur si verore e cila është bërë nga dy vargjet endur që janë zakonisht të kuqe dhe të bardhë. Më 14 mars, byzylyku varet në një degë pemë për fat të mirë, me shpresën se një dallëndyshe do të përdori fijet për të ndërtuar folenë e saj.

10. Shqiptarët lëkundin qafën kur duan të thonë jo, dhe tundin kokën kur thonë  po, prandaj kini kujdes se si i përgjigjeni pyetjeve, sidomos nëse përdorni kokën tuaj ose mund të përfundoni duke krijuar  probleme!”

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook