TIRANE

Këtë vit, Flori Mumajesi ka qenë pak më larg se çdo vit nga muzika dhe fansat e tij. Ai për muaj me radhë nuk postoi asgjë nga jeta e tij e përditshme apo nga projektet muzikore.

Çfarë ka bërë gjatë gjithë kësaj kohe? Sigurisht është marrë me muzikë, nuk ka hequr dorë, edhe pse edhe për këtë pjesë ka pasur mjaft komente.

Vetë kantautori e tregon së fundi se ka mbaruar jo një, por dy këngë të reja, të cilat do t’i p[ublikojë së shpejti. Ditën e djeshme këngëtari i njihur u shfaq me një video në Instagram, u i tregon fansave të tij që ka përfunduar dy këngë të reja, “Thjesht të du” dhe “Mbaroj”.

Në videon përshëndetëse për fansat e tij këtë ditë të diel, Flori tha se po vazhdon të punojë. “E diela ështën pushim, por unë po punoj. Nuk jam vetëm në studio, jam bashkë me bycin tim që po ikën, por dy këngë po vijnë, “Thjesht të du” dhe “Mbaroj.” “Thjesht të du” është kënduar në një dasmë dhe ka qenë kartolina e çifit, që mezi pres ta këndoj në dasmën time….”- ka thënë kantautori.

View this post on Instagram

THJESHT TE DU♥️

A post shared by Flori Mumajesi (@iamflorimumajesi) on