d29c7c7b7078f022bd7d5e8ddb7f65cf

Këngëtari i mirënjohur Flori Mumajesi mesa duket bën me dije surprizën e rradhës, ku kësaj here nuk do të jetë një këngë.

Këtë fundvit ai mund të drejtojë një program televiziv. Flori duket i angazhuar në “Klan Kosova”, duke bërë prova në rolin e moderatorit.

Në ekranin kosovar “Klan Kosova” producenti do të drejtojë programin festiv “Nin”. Lajmin e ka bërë publik në Insta Stroy moderatori Alaudin Hamiti, i cili ka zbuluar se Flori do të jetë drejtuesi i emisionit “NIN” në natën e ndërrimit të viteve.

“Flori Mumajesi prezantuesi i ‘NIN’ festive!”– shkruan Hamiti në foton e postuar ku shihet këngëtari duke prezantuar në prova.

2594d0355b2d4b2d180e04151aa00c5f 

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook