Forca të shumta policie kane rrethuar banorët protestues te Unaza e Re. Banorët e Unazës së Re kanë nisur protestën e tyre këtë të dielë, teksa në turmë ndodhet dhe lideri i demokratëve Lulzim Basha.

Lulzim Basha sulmon egër kryeministrin Rama, i cili duhet të jetë në burg për aferat e tij korruptive këtu në Unazë te Re dhe kudo ku po ai qeveris me bandat.

Ndërkohë që banorët e Unazës po flasin kundër qeverisë dhe në mbrojtje të pronave të tyre të cilat rrezikohen nga projekti i Unazës së madhe të Tiranës, forca të shumta policie janë dislokuar në zonë. Përveçse forcave të policisë anë ardhur dhe efektivë të ndërhyrjes së shpejtë.

Kujtojmë se këtë fundjavë në zonën e Astirit disa prej protestuesve u shoqëruan nga policia. Arrestimi i tyre solli dhe reagimin e Bashës këtë të dielë.

LIVE -Protesta e banorëve të Unazës së Re. Opozita qëndron në krah të tyre.

Gepostet von Partia Demokratike e Shqipërisë am Sonntag, 13. Oktober 2019