Gjigandja amerikane Ford ka kërkuar të tërheqë nga tregu modelet Kuga dhe Focus me kambio manuale të prodhuara në mes të dhjetorit 2012 dhe qershorit 2016.

Sipas të dhënave zyrtare të dhëna mësohet se këto modele kanë pasur probleme me friksionin, pasi kiti mbinxehej dhe mund të shpërthente makinën në flakë.

Sipas kompanisë, kiti mund të mbinxehet nëse ka një shtypje të tepërt të friksionit. Nëse ndodh kjo gjë, specidisku i friksionit mund të plasë ose thyhet, gjë që mund të dëmtojë asamblenë dhe të krijojë rrjedhje të vajit.

Ford thotë se rrjedhja e vajit të kambios në një burim të nxehtë aty pranë mund të shkaktojë një zjarr ku rrezikohet marrja flakë e motorrit.

Gjithsej janë 1907 makina të prekura në këto dy modele, duke përfshirë modelet e Kugës që janë ndërtuar në mes të dhjetorit 2012 dhe qershorit 2016, ndërkohë që modelet e prekura të Focus nxirren nga linja e prodhimit ndërmjet qershorit 2015 dhe qershorit 2016.

Ford do të kontaktojë pronarët e prekur dhe do t’i këshillojë ata që të kontaktojnë shitësin e tyre më të afërt për një rregullim.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook