Kombëtarja shqiptare ka sot sfidën e parafundit dhe ndoshta më të vështirën në Grupin G të  eliminatoreve të Botërorit. Ajo luan kundër Spanjës në Aliënte të cilëve u mjafton 1 pikë për tu bërë pjesë e Botërorit “Rusi 2018”.

Kombëtarja shqiptare ja ka dalë të arrij rreth 80% të objektivit duke zënë vendin e tretë nè grup. Panucci shprehet se , kuqezinjtë nuk udhëtojnë në këtë transfertë për të qenë ‘viktimë’ e Spanjës. Mesa duket trajneri italian do ta nisë këtë sfidë me shumë risi në formacion.

Të padisponueshëm janë Strakosha, Abrashi, Ciëlleshi, Mavraj, Roshi, Kukeli dhe Andi Lila.

Minutë pas Minute

90+3′ Mbyllet ndeshja

90+2′ Asensio ekzekuton një goditje dënimi duke tentuar portën, por topi shkon jashtë pak mbi traun e portës.

88′ Llullaku tenton me një goditje nga jashtë zonës, por topi shkon jashtë mbi traun e portës.

86′ Asensio tenton me një goditje nga hyrja e zonës, por topi devijohet dhe përfundon në duart e Berishës.

82′ Spanja kryen zëvendësimin e tretë. Largohet Rodrigo, në fushë Aduriz.

79′ Asensio tenton me një goditje nga jashtë zonës, por topi shkon jashtë.

77′ Saul tenton me një goditje nga hyrja e zonës, por topi shkon jashtë.

73′ Spanja kryen zëvendësimin e dytë. Largohet Silva, në fushë Asensio.

73′ Latifi tenton me një goditje nga hyrja e zonës, De Gea pret dhe kthen topin në lojë, aty vjen Sadiku i cili gjuan menjëherë, por topi shkon jashtë mbi traun e portës.

72′ Isko tenton me një goditje me parabël brenda zonës, por topi shkon jashtë.

70′ Isko ekzekuton një goditje dënimi duke tentuar portën, por topi shkon jashtë.

69′ Sadiku tenton me një goditje me kokë brenda zonës, por topi ndalet në shtyllë.

65′ David Silva ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrjeje të gabuar ndaj Agollit.

60′ Spanja kryen zëvendësimin e parë. Largohet Pike, në fushë Naço.

59′ Ajeti tenton me një goditje me kokë brenda zonës, por topi shkon jashtë.

56′ Rodrigo tenton të godasë nga hyrja e zonës, por topi shkon jashtë shumë larg portës.

53′ Rodrigo tenton me një goditje brenda zonës i vetëm përballë Berishës, por portieri shqiptar e devijon në goditje këndi.

50′ Koke tenton me një goditje me kokë brenda zonës, por grushton Berisha.

48′ Pike ndëshkohet me karton të verdhë për një faull ndaj Sadikut.

47′ Grezda ndëshkohet me karton të verdhë.

46′ Shqipëria bën dy zëvendësime. Largohen Memolla dhe Balliu, në fushë Agolli dhe Sadiku.

LEXO EDHE:  Shqipëria mezi pret të firmosi kontratën me kombëtaren, Panuçi firmos si opinionist

46′ Fillon pjesa e dytë.

45+1′ Mbyllet pjesa e parë.

45+1′ Grezda i merr topin brenda zonës Pikesë dhe ja pason Llullakut, por ky i fundit në një pozicion mjaft të mirë nuk arrin dot të godasë si duhet.

42′ Grezda fut një top në zonë nga e djathta, por Memushaj nuk arrin dot ta godasë drejt portës në një pozicion shumë të mirë.

39′ Odriozola kroson nga e djathta dhe Rodrigo tenton me një goditje me kokë, por topi shkon jashtë mbi traun e portës.

39′ Xhaka tenton me një goditje nga jashtë zonës, por topi shkon jashtë shumë lart mbi traun e portës.

34′ Alba tenton me një goditje diagonale brenda zonës, por topi shkon jashtë.

33′ Kombinime të rrezikshme të Spanjës brenda zonës, por Silva nuk godet dot saktë me kokë dhe topi shkon jashtë.

31′ Memushaj tenton me një goditje nga hyrja e zonës, por topi shkon jashtë.

29′ Kaçe ndëshkohet me karton të verdhë.

27′ Gol Alcantara. Shpertallohet Shqipëria brenda pak minutash

23′ Dyfishon Spanja. Isco realizon golin e dytë

21′ Silva tenton me një goditje diagonale brenda zonës, por topi shkon jashtë.

19′ Ramos tenton me një goditje të rrezikshme me kokë, por Berisha arrin ta devijojë në goditje këndi

15′ Llullaku depërton bukur në krahun e djathtë dhe hedh një krosim drejt zonës, por Grezda nuk e arrin dot për ta goditur me kokë.

12’ Sulmuesi spanjoll Rodrigo nuk shënjestron dot me kokë 2 metra larg portës së Berishës

8′ Grezda tenton me një goditje nga jashtë zonës, por De Gea kontrollon pa probleme topin.

6′ Rodrigo tenton me një goditje të lehtë brenda zonës, por shënjestra e tij është shumë e gabuar.

3′ Shqipëria mban në kontroll topin në këto minuta të para duke mos lejuar Spanjën të organizohet.

1′ Tifozët vendas vërshëllejnë çdo top të prekur nga mbrojtësi i tyre Pique

1′ Fillon takimi në Alikante me Spanjën që luan topin e parë


20:45 | SPANJË – SHQIPËRI

20:45 | SPANJË – SHQIPËRI

Spanjë (4-3-3): De Gea; Odriozola, Pike, Ramos, Hordi Alba; Saul, Koke, Tiago; Silva, Isko, Rodrigo
Trajner: Julen Lopetegui

Shqipëri (5-3-2): Berisha; Balliu, Hysaj, Ajeti, Veseli, Memolla; Xhaka, Kaçe, Memushaj; Grezda, Llullaku
Trajner: Kristian Panuçi

Gjyqtar: Aleksei Eskov (Rusi)
Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook