Janë publikuar formacionet zyrtare të sfidës mes Andorrës dhe Shqipërisë, që do të nisë në orën 20:45 në “Estadi Nacional” të shtetit të vogël iberik. Kështu, trajnerët Bulku-Mema, kanë sjellë një rreshtim krejt tjetër në krahasim me sfidën që kuqezinjtë humbën ndaj Turqisë.

Në radhë të parë formacioni. Shqipëria do të luajë sot me një skemë 4-3-3, ndërsa do të jenë 5 ndryshime në emra sa i takon formacionit me të cilin u mposhtëm 2-0 në “Loro Boriçi”. Kështu nga minuta e parë do ta nisë Naser Aliji, që ka lënë në stol Ivan Balliun, ndërsa Basha dhe Kaçe kanë zëvendësuar Abrashin dhe Memushajn. Gjithashtu në stol edhe Veseli, me mbrojtjen që do luajë me dy qendra, Gjimshitin dhe Ismajlin, ndërsa vendin e Veselit e merr Grezda, që do të luajë në sulm bashkë me Uzunin dhe Sadikun, me cërrikasin që ka lënë në stol Balajn.

Andorra: Gomes, Martinez, Vales, Rebes, Lima, Vieira, San Nikolas, Rubio, Jovera, Rodriguez, Klemente.
Trajner: K. Alvarez

Shqipëria: Berisha, Hysaj, Gjimshiti, Ismajli, Aliji, Basha, Kaçe, Xhaka, Grezda, Uzuni, Sadiku.
Trajner: E. Bulku