Mançester Junajtid është një nga skuadrat me më shumë tifozë në të gjithë botën. “Djajtë e kuq”, ndonëse prej disa vitesh nuk po kalojnë momente të mira, vazhdojnë të jenë nga skuadrat më të dashura në të gjithë globin. 

Të shumta janë edhe modelet apo femrat e “Instagram”-it që bëjnë tifo për skuadrën angleze. Një prej tyre është edhe Katrina Maria, seksbomba me origjinë nga Ishujt Faroe.

Mjafton të shikosh profilin e modeles dhe e kupton qartë lidhjen e ngushtë më Junajtid.Ajo shfaqet në foto të shumta me fanellën e tri herë kampionëve të Europës, ku mban veshur emra të legjendave të këtij klubi si Kantona apo të trajnerit aktual Solskjaer.