Një aksident automobilistik ka ndodhur pasditen e sotme në Vlorë ku një automjet i policisë rrugore është përplasur me një automjet tip  “Hyundai”.

Ngjarja ka ndodhur në unazën e qytetit, në zonën pranë Ujit të Ftohtë.

Sipas të dhënave të para në këtë përplasje ka mbetur i plagosur me plagë të lehta, një punonjës policie, i cili ishte në drejtimin e mjetit të uniformave blu.

Një mjet tip Hyndai që drejtohej nga një shtetas italian për shkak të parakalimit të gabuar ka përplasur mjetin e policise dhe si pasojë ka mbetur i plagosur efektiviti i policise.

Efektivi i policisë ka marrë plagë të lehta në krah. Ai është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Policia ka nisur hetimet për aksidentin, që ndodhi në kryqëzimin e lagjes “10 Korriku”.

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1518″ sortorder=”14494,14492,14493″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”0″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook