Reperi i famshëm shqiptar Asdren Gjikolli, i njohur me emrin e artit si Gjiko, është përfshirë në një aksident të rëndë në tunelin e Kalimashit.

Mësohet se makina e reperit, i cili është i dashuri i moderatores së njohur kosovare, Elida Rudi, është përplasur nga një kamion në brendësi të tunelit.

Gjiko ishte duke udhëtuar drejt Velipojës, ku do të mbante një koncert.

Ende nuk dihet gjendja e reperit, ndërkohë në foto duket qartë që makina e tij ka pësuar dëmtime të mëdha./telegrafi/