Vazhdon çarja e tokës në Gjirokastër, banorët të frikësuar braktisin banesat e tyre gjatë natës.

Një pallat 5-katësh në qytetin e Gjirokastrës rrezikon të shembet si pasojë e çarjes së tokës. Të alarmuar nga rrëshqitjet e dherave dhe nga lëkundjet që kanë ndjerë, 15 familje kanë braktisur pallatin ku jetonin.

Mësohet se nga çarja e tokës rrezikohen edhe disa banesa të tjera në lagjen “Punëtori”.

Nga rrëshqitja e dheut në këtë lagje të qytetit të Gjirokastrës është krijuar një çarje me gjatësi rreth 100 metra. Të frikësuar nga rreziku që u kanoset, banorët e pallatit kanë braktisur banesat e tyre gjatë natës.

 Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook