Moderatorja Alketa Vejsiu ka ndarë me ndjekësit e saj pak para natës finale të spektaklit ‘Dance with me’ një surprizë të veçantë për ditën e hënë.

Ajo ka ftuar prezantuesen italiane Paola Peregon, e cila disa ditë më parë është shprehur se ka një konsideratë të lartë për Alketën.

‘ Ata bëjnë televizion të nivelit të lartë. Unë kam vizituar studiot televizive në Tiranë dhe janë shumë të bukura. Kam takuar Alketën, që është një prezantuese shumë e famshme, e cila bën programet e Bonolis në Tiranë si ‘Piter Pan’ dhe shumë të tjera dhe ajo është shumë e talentuar. Tani e kam edhe mike. Unë ndoqa nga afër edhe regjistrimin e emisioneve dhe janë me të vërtetë shumë avangarde’, ka thënë Perego.

‘Pasi foli me aq dashuri për Shqipërinë menduam ta ftojmë në natën finale.Paola Perego do të jetë e ftuara speciale e finales ‘Dance with me’ të hënën e datës 17 dhjetor.Intervistë dhe bashkëprezantim.Çdo pyetje që keni ma shkruani këtu dhe do t’ja drejtoj.Çfarë ti them nga ana juaj? Unë jam vertetë e lumtur sepse ka filluar realizimi i disa ëndërrave të rëndësishme’ shkruan Alketa në postim.