Tre shqiptarë dhe një gjeorgjian kryen një arratisje spektakolare nga ambjentet e paraburgimit.

Ngjarja ndodhi gjatë ditës së sotme në Petrou Ralli në shtetin helen. Një prej shqiptarëve u kap, ndërsa policia po vijon kërkimet për arrestimin e dy shqiptarëve të tjerë,

Mediat greke kanë publikuar inicialet e tre shqiptarëve dhe moshën e tyre.

Bëhet fjalë për shtetasit: M.F., 27-vjeç, i dënuar me burgim të përjetshëm për grabitje dhe vrasje, Z.K., 38-vjeç, i dënuar me burgim të përjetshëm për trafik droge dhe B.K., 35-vjeç i dënuar për trafik droge.

Ky i fundit u arrestua nga policia greke gjatë pasdites së sotme në Menidi, ndërsa shtetasi gjeorgjian nuk mundi të largohej shumë dhe u kap në oborrin e gjykatës, ku ishte fshehur në errësirë.

Sipas mediave greke, të burgosurit prenë hekurat e dritave të qelive të tyre në katin e dytë të burgut dhe përdorën çarçafë për të zbritur.

Ajo që ende nuk dihet, është fakti se si arritën t’i çajnë hekurat e dritareve. Shqiptarët do të paraqiteshin para trupit gjykyes gjatë ditës së sotme, por duket se i kanë “shpëtuar” përkohësisht.

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”750″ sortorder=”7676,7677,7678,7675″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”0″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook