Policia londineze ka arritur të arrestojë një trafikant shqiptarë. Shqiptari i cili u arrestua në banesën e tij në Essex të Anglisë u arrestua pasi poseidonte kokainë në shtëpinë e tij me vlerë 4.9 mln paund si dhe 250 mijë euro cash.

Shtetasi 25-vjeçar Mark Gorini, u arrestua pasi u kap me dokumenta italiane false në një pikë karburanti në High Road në zonën e quajtur Buckhurst Hill.

 

Kur oficerët e policisë filluan kërkimin në automjetin e Gorinit dhe më pas në rrobat e tij, iu gjetën dy pako me nga 1 kg kokainë që i kishte futur në çizme. Policët zbuluan 47 kg kokainë të tjera në banesën e tij në Queens Road. Gjithashtu u sekuestruan dhe një makineri për numërimin e parave, si dhe mjete për peshimin e drogës.

Sipas policisë angleze, kokaina arrinte një vlerë deri në 4.9 mln euro. Ai është dërguar në paraburgim, ku pritet të dalë para gjykatës.