Driss Oukabir është një nga 3 atentatorët e sulmit terrorist të ndodhur në Barcelonë, ku një furgon hyri në mes të turmës së njerëzve duke shkaktuar 14 viktima dhe më shumë se 100 të plagosur.

Terroristi me origjinë marokiene ka dhe një profil në rrjetin social “Facebook”, por ajo që ka rënë më tepër në sy ishte fakti se Oukabir është fans i reperit të famshëm shqiptar, Rigels Rajku, ose siç njihet nga të gjithë si Noizy.

Në datën 9 gusht të këtij viti, ai ka shpërndarë këngën më të re të Noizyt, “AK47”, të publikuar vetëm pak kohë më parë.

Në komentet e këngës shihen shumë komente plot urrejtje, të cilat janë bërë pasi terroristi me origjinë marokiene ka kryer sulmin makabër me furgon, duke tronditur mbarë botën.

Lajmi është pasqyruar dhe nga mediat spanjolle, ndërkohë që profili i tij në “Facebook” është mbyllur pak minuta pas arrestimit të tij ditën e sotme.