Oriola Marashi është kthyer në një nga modelet më të komentuara në media, me postimet provokuese që ajo bën në rrjetet sociale.

Pas shumë publikimeve të fotove e videove ku ajo shfaqet mjaft seksi, Oriola së fundmi ka habitur me postimin e saj.

Mesa duket asaj i ka lindur dëshira të bëhet nënë. Dhe kjo nuk është shaka, pasi një gjë të tillë e ka bërë të ditur vetë modelja.

Oriola ka postuar një foto të Kylie Jenner me vajzën e saj teksa shfaqen të buzëqeshura dhe shkruan: “Oh Zot, dua një bebe”.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook