Një femër trasgjinore, e cila u refuzua më parë nga i dashuri aktual, zbulon se partneri ra në dashuri me të kur ajo u prezantua fillimisht si femër.

Erin Anderson, e cila lindi djalë dhe quhej Aaron, thotë se e kuptoi që kishte lindur në trupin e gabuar. Që kur ishte tre vjec ajo nisi të vishte takat e gjyshes, shkruan “Mirror”.

Në moshën 18-vjeçare kontaktoi për herë të parë me fiksimin e saj, Jared Norris, i cili nuk pranoi të lidhej me të. Por, dy vite më vonë Erin nisi trajtimin me hormone femërore për të ndërruar gjini.

Jared i bëri “like” një fotoje të saj në Instagram dhe aty filloi historia e tyre e dashurisë.

Çifti ka dy vite i lidhur tashmë dhe Jared është i lumtur, pavarësisht se partneres së tij i duhet të bëjë operacionin përfundimtar për ndryshimin e gjinisë.

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1365″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”0″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook