Ish-kryeministri Sali Berisha ka vijuar me denoncimet që i vijnë nga qytetarë të ndryshëm në rrjetet sociale.

Së fundmi, deputeti demokrat ka publikuar disa pamje të dërguara nga qytetari dixhital, të cilat sipas tij tregojnë se si po dëmtohet mjedisi në pyllin e Sodës në Vlorë, ku po priten pemë për të bërë ndërtime pa leje.

Berisha e cilëson këtë gjë si një krim të rëndë mjedisor.

Statusi i plotë
Krim i rende mjedisor ne plazhin e Vlores!

Shihni fotot dhe lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

“Pershendetje jam nje qytetar i vlores doja te beja nje denoncim per ndertim pa leje ne plazhin e vjeter ne pyllin e sodes pamjet qe do ju dergoim tregojn vet po ju nisim dhe lejen qe ka lshuar bashkia madje sot po presin dhe pishat….ju lutem beje publike”

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook