Dy binjake albine, duket se po pushtojnë botën dhe po thyejnë çdo rregull të botës së modës, me veçantinë e tyre.

Binjaket janë në fokus të një foto-projekti të quajtur ‘Lulet e Rralla’, në të cilin fotografi Vincius Terranova tregon bukurinë e binjakeve unike raporton Syri.net

Shanset që një fëmijë të lindë me albinizëm janë 1 në 17,000. Kështu që është pothuajse e pamundur që të imagjinohet se sa pak gjasa ka që dikush të lindë binjakë albinë.

Me pamjen e tyre unike, nuk është çudi që këto vajza 11 vjeçare nga Brazili, kanë kapur vëmendjen e fotografëve të famshëm. Binjaket tashmë ia kanë dalë që të bëhen modele për brende të ndryshme dhe revista të modës.

Lara dhe Mara kanë gjithashtu një tjetër motër, Sheila, e cila nuk ka albinizëm. Sheila duket si motrat e saj, përveç ngjyrës së lëkurës.

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”935″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”0″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook