Kapiteni i Islandës, Aron Gunarson, ka ndërmarë një iniciativë shumë interesante në vendlindjen e tij. Ai vendosi të investojë në një biznes në veri të Islandës.

Qendra e tij të ofron një terapi në vaskë që është e mbushur me birrë. Deri në vitin 1989 birra ishte e ndaluar në Islandë. Për 59 euro mund të kalohen 25 minuta në vaskën e tejmbushur me birrë. Sigurisht, duke marrë parasysh edhe të mirat shkencore që vijnë nga përdorimi i birrës. Ajo rrit energjinë, sistemin imunitar, lëmon lëkurën dhe flokët. Gunarson duket se ka pasur një ide inovative…