Blendi Fevziu është padyshim një ndër gazetarët politik më të njohur në Shqipëri, emisioni i së cilit ndiqet nga të gjithë.

Gjithashtu moderatori është shumë i ndjekur dhe në rrjete sociale ku ndan me ndjekësit e tij foto nga përditshmëria e tij.

Ditën e djeshme, ai ndau me ndjekësit në Instagram disa foto nga shtëpia e tij në Tiranë, ku ka pozuar i veshur me këmishë e një kostum ngjyrë blu.

Fevziu shfaqet i ulur në kopshtin para vilës së tij, ndërsa në një tjetër foto ka pozuar në ballkon.

Nga pozat e shkrepura, në vilën e tij mbizotërojnë ngjyra e verdhë dhe e bardhë, duke i dhënë shumë dritë e duke e bërë të duket tepër e këndshme.