Instituti i Gjeoshkencave njofton se gjatë mbrëmjes së djeshme, janë regjistruar 20 tërmete me intensitet të ulët.

Sipas regjistrimeve, lëkundjet e fundit të tërmetit janë ndjerë në Zhulat të Gjirokastrës me një magnitudë prej 2.6 ballë dhe thellësi 5 km.

Lëkundje të shumta janë ndjerë në fshatin Vermik në Vlorë, në të cilin kanë ndodhur 8 tërmete të vegjël, ndërsa tre tërmete janë regjistruar në fshatin Bolenë në Dhërmi.

Tërmeti më i fuqishëm 4 ballë, u ndje po në fshatin Vermik të Vlorës.

1

2

34

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook