Qëllon me armë zjarri në ajër, gjatë festave të fundvitit, arrestohet në flagrancë nga Policia autori i dyshuar, si edhe poseduesi i armës së zjarrit, të cilit në banesë iu gjet edhe një armë gjahu pa leje.

Sot, më datë 04.01.2017, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve Enea Leke, 25 vjeç, Lion Kondi, 22 vjeç, të dy banues në fshatin Pojan, Maliq.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, në rrugë policore kanë siguruar informacione, se gjatë natës së ndërrimit të viteve në fshatin Pojan, është qëlluar me armë zjarri në ajër.

Nga puna hetimore e kryer, u bë e mundur identifikimi i autorëve të dyshuar ku ka rezultuar se ka qenë shtetasi Enea Leke, i cili ka qëlluar me armë zjarri në ajër, gjatë festave të fundvitit.

Arma e zjarrit tip pushkë model 56 posedohej nga shtetasi Lion Kondi.

Gjatë kontrollit të banesës së këtij të fundit, iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip pushkë si edhe një armë gjahu teke, të cilat i posedonte pa lejen e organeve përkatëse.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale : “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”; “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” parashikuar nga nenet 278 e 280 të Kodit Penal.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook

LEXO EDHE:  Maliq/ Vjedh duke shpërdoruar detyrën dhe falsifikon dokumentet.