Pas mbylljes së mbledhjes së Këshillit të Mandateve dhe Rregullores dhe shtyrjes së saj paraditen e nesërme në orën 10:00, ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka dhënë një deklaratë për mediat.

I pritur nga brohorima dhe duartrokitje nga mbështetësit e tij, Tahiri deklaroi se nuk keni parë gjë akoma, ndërkohë që shprehet se është i gatshëm të pres gjer në fund për të çuar drejtësinë në fund.

“Bëni durim, siç po bëj dhe unë, e vërteta do të dalë shumë shpejt në dritë. Barrën e kam më të madhe se ju. Po ju them sërish, nuk keni parë gje akoma. Unë do jem i kënaqur kur e vërteta të dalë në sytë e të gjithë. S’do të le asnjë shkallë pa shkuar deri sa të vendoset drejtësia . I gatshëm të pres gjer në momentin e fundit”, u shpreh Tahiri.

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”209″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”0″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook