Ndarja me këngëtaren Mimoza Shkodra e ka vënë në qendër të vëmendjes në mediat rozë këngëtarin Seldi Qalliu.

Në media gjithashtu është përfolur për një lidhje të mundshme mes tij dhe Keisi Medini, vajzës së Sabianit. Së bashku, ata do të sjellin një projekt muzikor.

Por ajo që përforcon më shumë këto zëra është një video e publikuar nga Seldi në InstaStory, ku e quan Keisin: ‘Vajza ime e bukur”.

Në video Keisi shfaqet duke veshur fustanin e bardhë të nusërisë.

Edhe pse mes tyre nuk ka gjë zyrtare, duket se Seldi është “marrosur” pas bukuroshes Keisi Medini.