Drejtuesit e një hoteli me 5 yje në Dubai janë ankuar se disa modele ruse po i prishin reputacionin me fotot që kanë publikuar në Instagram.

Ata kanë kërkuar ndalimin e përdorimit të hotelit të tyre si hashtag apo të shpërndajnë vendndohjen e tij përmes llogarive të tyre në rrjetet sociale.

Një suitë në këtë hotel, kushton më tepër se 1 mijë Euro për një natë.

Ky reagim i drejtuesve të hotelit erdhi pasi një grup modelesh ruse kanë treguar të gjitha asetet e tyre në disa prej ambjenteve të hotelit, si pjesë e një seti fotografik të dizenjueses Anna Chisibova’s.

Modelet që kanë pozuar në këtë set janë: prezantuesja Victoria Bonya, aktorja Anna Kalashnikova dhe Alena Shishkova.