Perla që besohet se është më e vjetra në botë do të ekspozohet në muzeun “Louvre” të Abu Dabit këtë muaj. Kjo është hera e parë që perla e rrallë do të lejohet të shihet nga publiku që prej zbulimit të saj.

Ajo u gjet në një sit arkeologjik në ishullin Maravah pranë brigjeve të Abu Dabit në vitin 2017. Sipas rezultateve ajo duhet të jetë formuar mes viteve 5800 – 5600 p.e.s.

Perla ka një diametër sa 1/3-ta e centimetrit dhe duket se ka një ngjyrë rozë. Ekspozita ku ajo do të shfaqet nis më 30 tetor.