Pas 19 vitesh është ekstraduar mbrëmjen e sotme nga Turqia për në Tiranë, Izet Haxhia, ish truproja i Sali Berishës, i akuzuar për vrasjen e Azem Hajdarit.

Ai ka mbërritur në Rinas rreth orës 20:09 me një avion të “Turkish Airlines”, ndërsa policia ka dhënë detaje për ekstradimin.

Sipas policisë, Izet Haxhia ishte në kërkim ndërkombëtar dhe i dënuar nga drejtësia shqiptare me 25 vite burg për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese e kryer në bashkëpunim”, “Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim” dhe “Vrasje me paramendim të mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim”.

Policia ka publikuar edhe foton e Izet Haxhisë në ambientet e Komisariatit pas mbërritjes në Tiranë.

Brenda 48 orëve Izet Haxhia pritet të dalë para gjykatës për t’u njohur me dënimin prej 25 vitesh, si bashkëpunëtor në vrasjen e Azem Hajdarit.

Njoftimi i i Policisë
Ekstradohet nga Turqia, Izet Haxhiaj , i dënuar me 25 vjet burg për vrasje
Nga Specialistët e Interpol Tirana u bë ekstradimi nga Turqia drejt Shqipërisë, i shtetasit shqiptar:
Izet Haxhiaj, 52 vjeç, lindur në Babinë, Tropojë.
Shtetasi Izet Haxhiaj është shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendim penal nr. 316, datë 29.04.2002 e ka dënuar me 25 vjet burg për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese e kryer në bashkëpunim”, “Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim” dhe “Vrasje me paramendim të mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 79/c-25, 78-25 dhe 78-25/22 të Kodit Penal.

LEXO EDHE:  Arrestohen 6 biznesmenë në Tiranë, pesë të tjerë shpallen në kërkim (EMRAT)

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Në datë 12.09.1998, rreth orës 21:15, pranë ish Selisë Qëndrore të Partisë Demokratike në Tiranë, janë vrarë me armë zjarri shtetasit A. H., deputet i Kuvendit të Shqipërisë, shtetasi B. Ç. truproja e tij dhe është plagosur rëndë shtetasi tjetër Z. N.

Hetimet kanë zbuluar se shtetasi Izet Haxhiaj, ka qenë një prej autorëve të kësaj ngjarje.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook