Një tjetër shqiptar është vrarë në Kolumbi. 

Lajmi është bërë i ditur nga gazetari investigativ, Artan Hoxha, i cili me anë të një postimi në “Facebook”, ka dhënë edhe detaje mbi vrasjen.

Sipas tij, viktimë ka mbetur shtetasi Adriatik Lagji, ndërsa ngjarja ka ndodhur në Bogota, kryeqytetin e Kolumbisë.

Për rastin siç thotë edhe Hoxha anë nisur hetimet dhe kontaktet me autoritetet shqiptare, pasi pista kryesore ku dyshohet është pikërisht narkotrafiku.

“Pas vrasjeve te vitit te kaluar dhe 4 atentateve ku viktima ishin shqiptaret ne Guayaquil te Ekuatorit, kete radhe ngjarjet jane zhvendosur ne Kolumbi, vendi nga ku u nis kontenieri me 613 kg kokaine i kapur ne Maminas nje muaj e gjysmë më parë.

Kete radhë viktima eshte shqiptari nga Borshi i Sarandes, Adriatik Lagji, i ekzekutuar ne kryeqytetin e Kolumbise, Bogota. Policia shqiptare po kerkon informacion nga koleget kolumbiane nese kjo ngjarje ka lidhje me narkotrafikun dhe perfshirjen e shqiptareve ne trafikun e kokaines.

Lagji kishte kohe qe jetonte ne kryeqytetin kolumbian Bogota. Dyshimet e policise jane se kjo vrasje ka te beje me luften per territor te grupeve kriminale shqiptare te perfshira ne trafikun e kokaines nga Amerika e Jugut drejt Europes…” shkruan Hoxha.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook