Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Ksamil. Dy punonjës të OSHEE-së në Gjirokastër kanë shkuar për kontroll në vendin turistik. Atje ata jo vetëm që nuk i kanë lejuar të bëjnë kontroll por përkundrazi i kanë rrahur me shkopa bejsbolli.

Ngjarja ka ndodhur dje ndërsa sot kanë dalë fotot e elektriçistëve të cilët kanë shenja dhune në trup.

Punonjësit e dhunuar janë Elton Proko dhe Qani Sulejmani të njësisë OSHEE Gjirokastër. Ata kanë qenë duke ushtruar detyrën në vazhdën e kontrolleve ndaj subjekteve private debitore, kur kanë hasur në kundërshtinë e abonentit.