[ngg_images source=”galleries” container_ids=”817″ sortorder=”8456,8452,8453,8454,8455,8457,8458″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”0″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

Një nënë është dënuar për vrasjen e vajzës së saj 33-vjeçare duke e ngulur një kryq në gojë.

Tronditëse është dhe arsyeja e vrasjes përveç aktit të rëndë. Ajo deklaroi se e vrau të bijën sepse mendonte se ishte pushtuar nga djalli.

Juanita Gomez u shpall fajtore për vrasjen e shkallës së parë të enjten për vdekjen e tmerrshme të vajzës së saj Geneva në vitin 2016.

Anëtarët e jurisë kërkuan dënimin të përjetshëm pa kusht për 51 vjeçaren.

Policia u thirr në shtëpinë e Gomez në Oklahoma City në gusht të vitit 2016, kur i dashuri i viktimës gjeti trupin e dhunuar e gjakosur që shtrihej në krevat.

33-vjeçarja Geneva Gomez u gjet me krahët e hapur sikur të ishte kryqëzuar dhe një kryq i madh i ishte vendosur në gojë.

Dokumentet e gjykatës tregojnë se Gomez i tha policisë se vajza e saj kishte folur në gjuhë e djallit natën para vdekjes, sytë iu kthyen mbrapa kokës dhe se e kishte kërcënuar ta vriste.

Ndaj Juanita ishte përpjekur që ti bënte ekzorcizëm në mënyrë që nxirrte Satanin nga trupi i saj.

Më pas ajo i vendosi nguli një kryq në gojë derisa filloi ti dilte gjak dhe e vëzhgoi derisa vdiq.

Skena e krimit brenda shtëpisë u krahasua me një ‘film horror’. Gjatë gjyqit, jurisë iu paraqit një fotografi e skenës së krimit të viktimës që shtrihej në dysheme me kryq në gjoksin e saj.

LEXO EDHE:  VIDEO/ Vajza nga Fieri rrinte gjithë ditën në ballkon, nëna shokohet kur zbulon se...

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook