Në rrjetet sociale janë publikuar disa pamje shokuese ku shihen fëmijë të vdekur, për të cilët thuhet se u vranë nga “fermerët e organeve” në kufirin Malajzi-Tajlandë, duke paralajmëruar prindërit që kurrë të mos i lënë fëmijët e tyre të largohen nga sytë e tyre, që ata të mos jenë viktimë e këtyre organizatave çnjerëzore.

Imazhet janë ndarë në rrjetin social “Facebook” nga Goh Soo Heng, i cili tha se janë zbuluar trupat e mbi 700 fëmijëve të vdekur, tek të cilët mungonin organet.

Pamjet tmerruese tregojnë fëmijët e rreshtuar sikur të jenë bagëti, me shenja prerjesh në trup, disa të lidhur e të tjerë të paketuar në kuti kartoni.

Imazhet mizore dëshmojnë se këto janë vepër e organizatave kriminale të trafikimit të organeve, të cilat rrëmbejnë fëmijët në mënyrë që të marrin organet e tyre për t’i shitur më pas në tregun e zi.

Përdoruesi i Facebook që publikoi pamjet horror, Goh Soo Heng, paralajmëron prindërit që gjithmonë t’i mbajnë fëmijët nën vëzhgim në çdo kohët, që fatkeqësisht të mos bien pre e këtyre organizatave famëkeqe.

Përkthyer nga DuaLajm.com

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook