Megjithse ka përfunduar më shumë se 6 vite më parë, seriali “Ezel” vazhdon të ndiqet dhe debatohet ende në Turqi dhe më gjerë.

Kjo ka bërë që një gabim i pabesueshëm, të vihet re vetëm tani nga shikues
të kujdesshëm.

Gabimi i dalluar së fundmi ka ndodhur në seritë e fundit të serialit, një ndër prodhimet më të suksesshme të kinematografisë turke.

Në skenën kur “Daja Ramiz” po jepte shpirt pasi ishte qëlluar, në pemën pas tij dhe “Ezelit” shihet teksa urinon një burrë.

Skena zgjat vetëm pak sekonda dhe duhet një sy i kujdesshëm për ta dalluar.

Personazhi i Dajës Ramiz, i cili u luajt nga Tuncel Kurtuz, ishte më emblematiku i serialit që u shikua shumë edhe në Shqipëri.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook