Prestigjozja britanike “DailyMail” i ka kushtuar një artikull të veçantë fëmijëve të pasur të Tiranës (Rich Kids of Tirana), e cila nisi thjesht si një faqe Instagrami, por tregon jetën e disa prej fëmijëve më të pasur në vend.

“The Rich Kids of Tirana është llogaria më e fundit në Instagram me 15 mijë ndjekës. Aty ka foto të fëmijëve të pasur të Shqipërisë të cilët reklamojnë makinat e tyre të shtrenjta, jetën luksoze dhe udhëtimet jashtë vendit”, shkruan Daily Mail.

“Ajo që bie më shumë në sy, që ata nuk ngurrojnë të shfaqin edhe flamurin shqiptar në postimet që bëjnë”, vijon më tej prestigjiozja britanike.

“Rich kids of…” është bërë mjaft popullore në Instagram dhe është kthyer trendi i fëmijëve të pasur të çdo qyteti.

Të parët ishin “Rich Kids of Teheran” të cilët bënë bujë në Instagram, e më pas filluan dhe qytete të tjera, tashmë edhe kryeqyteti i Shqipërisë Tirana është përfshirë në këtë “mani”.

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”219″ sortorder=”1793,1794,1795,1796,1792,1797,1799,1800,1801,1802,1803,1804,1805,1806,1807,1808,1798″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”0″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook