Të jetosh mes luksit është diçka por të poseidosh një nga 10 shtëpitë më të shtrenjta në planet është diçka tjetër. Më poshtë gjendet një listë me 10 shtëpitë më të shtrenjta si dhe kush është pronari i tyre.

1- Pallati Mbretëror Buckingham

Vendi: Londër
Vlera: 1.55 miliard dollarë
Pronar: Mbretëresha Elizabeta II që sundon prej 6 shkurtit 1952
Detaje: Rezidenca e Mbretëreshës ka kapur një vlerë prej 1.5 miliardësh dollarë sipas Shoqërisë Ndërkombëtare të Ndërtimit në vitin 2012. Ka 775 dhoma, përfshi 19 dhoma shtetërore, 52 dhoma gjumi, 188 dhoma për stafin, 92 zyra dhe 78 banjo. 

2-Antilia

Vendi: Mumbai, Indi
Vlera: 1 miliard dollarë
Pronar: Mukesh Ambani, njeriu më i pasur në Indi, me pasuri 23.6 miliard dollarë, sipas Forbes. Ambani zotëron një kompanie energjie dhe materialesh industriale
Detaje: Antilia nuk është me të vërtetë një shtëpi në kuptimin tradicional. Me një sipërfaqe rreth 37 km katrorë, ajo ka 6 kate parkimi, tre fusha helikopteri dhe një staf prej 600 personash.

3- Vila Leopolda
Vendi: Cote D’Azure, Francë
Vlera: 750 mln dollarë
Pronar:Lily Safra, filantrope braziliane dhe e veja e bankierit libanez Uilliam Safra.
Detaje: Kjo pasuri e madhe përfshin një shtëpi tregtare bimësh, një pishinë, një kuzhinë në natyrë, fushë helikopteri dhe shtëpi mysafirësh më të madhe se çdo ndërtesë tjetër milionere. Shtëpia është përdorur edhe për xhirimin e filmit Hitchcock.

4-Four Fairfield Pond
Vendi: Sagaponack, Nju Jork
Vlera: 248.5 mln dollarë
Pronar: Ira Rennert, pronare e Renco Group, kompani për prodhimin dhe shkrirjen e makinave. Ka gjithashtu në pronësi miniera.
Detaje: Kjo shtëpi me 29 dhoma gjumi, ka një sipërfaqe që i kalon 4 km katrorë. Ajo ka brenda fabrikën e vet të energjisë. Përmban 29 banjo, një fushë basketbolli, fusha tenisi, 3 pishina dhe një dhomë ngrënieje 27 metra të gjatë.

5- “18-19” Kensington Gardens

Vendi: Londër
Vlera: 222 mln dollarë
Pronar: Lakshmi Mittal, kreu i Arcelor Mittal, prodhuesi më i madh i çelikut, dhe sipas Forbes, një nga njerëzit më të pasur në Indi.
Detaje: Një tjetër pronë që ndodhet në lagjen e miliarderëve të Londrës, “18-19” ndodhet pranë shtëpisë së Princit Ulliam dhe bashkëshortes Kate Middleton. Kjo rezidencë e veçantë ka 12 dhoma gjumi, banjo turke, një pishinë dimërore dhe parking për 20 makina

6- Ellison Estate

Vendi: Woodside, Kaliforni
Vlera: 200 mln dollarë
Pronar: Larry Ellison, bashkëthemelues i Oracle dhe njeriu i tretë më i pasur në botë në vitin 2013 sipas Forbes.
Detaje: Më shumë një kompleks se sa një shtëpi. Ajo përfshin 10 ndërtesa, një liqen, shtëpi çaji.

7- Kështjella Hearst

Vendi: San Simeon, Kaliforni
Vlera: 191 mln dollarë
Pronar: Të besuarit e William Randolph Hearst, kështjella u ndërtua së pari nga manjati i gazetave, por tani trashëgohet nga të besuarit e tij.
Detaje: Kështjella me 27 dhoma, është përdorur në filmin “Kumbari”, gjithashtu ka mirëpritur John dhe Jackie Kennedy, Clark Gable, Uinston Churchill dhe figura të tjera të shquara.

8- Seven Pinnacle

Vendi: Montana
Vlera: 155 mln dollarë
Pronar: Edra dhe Tim Blixseth, bashkëthemelues të klubit Yellowstone. Divorci dhe falimentimi i klubit i kanë reduktuar pasurinë e tij vitet e fundit.
Detaje: Kjo është prona më e madhe në Klubin Yellowstone, një komunitet privat për ski dhe golf për njerëzit super-të pasur. Shtëpia ka dysheme me ngrohje, shumë pishina, palestër, qilar vere.

9- Pallati Kensington Gardes

Vendi: Londër

Vlera: 140 mln dollarë

Kensington Palace Gardens

Pronar: Roman Abramovich, miliarderi rus dhe pronari i firmës Millhouse LLC. Presidenti i klubit anglez të Chelsea.

Detaje: E ndodhur në lagjen e miliarderëve të Londrës, kësaj rezidence shumë shpejt do t’i shtohet edhe një fushë tenisi, qendër shëndetësore dhe muze automjetesh.

10-Phillimore Gardens

Vendi: Londër

Vlera: 128 mln dollarë

Pronar: Olena Pinchuk, vajza e Leonid Kuchma, presidenti i dytë i Ukrainës, themeluese e Fondacionit ANTIAIDS.

Detaje: Kjo shkollë e përbërë nga 10 dhoma gjumi u kthye në një rezidencë me pishinë nëntokë, një sauna, palestër, kinema. Ajo është e gjitha e veshur me mermer, ar dhe vepra arti shumë të shtrenjta.