Mbrëmjen e  djeshme u zhvillua spektakli i përvitshëm në Shqipëri  “Miss Universe 2017”, i mbajtur në Pallatin e Kongreseve ku morën pjesë të gjitha bukuroshet shqiptare në garë për kurorën e më të bukurës.

Fituesja e kurorës së “Miss Universe Albania 2017” u shpall 18 vjeçarja nga Tirana, Blerta Leka.

Bukuroshja 18 vjeçare do të jetë kështu edhe përfaqësuesja e Shqipërisë në “Miss Universe 2017”, që do të organizohet në Amerikë.