Ksenia Sobchak do të kandidojë në zgjedhjet presidenciale të Rusisë në mars, përballë Vladimir Putinit.

36-vjeçarja është një personazh i njohur si gazetare, prezantuese televizive, aktore dhe pjesëmarrëse në jetën shoqërore.

Ajo konsiderohet në Rusi si “Paris Hilton” dhe është cilësuar si femra më e lakmuar nga beqarët, edhe pse është e martuar që prej katër vjetësh.

Ksenia Sobchak është vajza e kryebashkiakut të parë të Leningradit (Shën Peterburg), i zgjedhur pas rënies së komunizmit.

Ajo u bë e njohur në gjithë botën më 28 dhjetor të vitit 2008, përpara fluturimit nga Moska në Nju Jork.

Teksa pasagjerët konstatuan se piloti ishte i dehur, Sobchak përdori gjithë influencën e saj dhe detyroi kompaninë Aeroflot të hiqte pilotin nga kabina.

Vetë Sobchak ka pranuar se ajo është një “kandidat i pamundur” dhe tha se ajo mbështet kreun e opozitës Aleksei Navalny, i cili është i ndaluar të kandidojë për shkak të një dënimi.

Por Navalny e kishte paralajmëruar prezantuesen që të mos kandidonte dhe shumë analistë e shikojnë kandidimin e saj si përçarje të opozitës.

Ndërkohë që Kremlini përshëndeti kandidaturën e saj, duke thënë se ishte plotësisht kushtetuese. 

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”204″ exclusions=”1573″ sortorder=”1562,1563,1564,1565,1566,1567,1568,1569,1570,1571,1572,1573″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”0″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook