Disa kohë pasi këngëtarja e njohur shqiptare Enca bëri bujë me largimin e saj nga grupi OTR, duket se reperi i famshëm shqiptar Noizy ka gjetur dhe zëvendësuesen e saj.

Bëhet fjalë për vajzën e Sabianit, Keisi Medini e cila është vajza e re e grupit OTR e cila po tërheq vëmendjen. 

Gjatë një interviste për një emision televiziv, vajza bukuroshe bjonde ka rrëfyer se Noizyn e ka më tepër se shok.

“Normal që e kam më shumë se shok. Ai është pjesë e familjes”, – thotë Keisi.

Lidhja e saj me reperin e famshëm Noizy, mund të kuptohet vetë nga kjo përgjigje që ajo jep.

Ndërsa kur u pyet për marrëdhënien me të atin Sabianin, ajo u shpreh se babanë e ka edhe si mik edhe si vëlla dhe pjesën më të mëdha të fotove ia bën ai, përfshirë dhe ato “hot”.