Një 35-vjeçare shqiptare është arrestuar nga policia greke, pasi në banesën e saj i është gjetur një sasi heroine.

Mësohet se në kuadër të operacionit policor, gjatë kontrollit në shtëpinë e shqiptares u gjetën dhe sekuestruan 10 pako me 5 kg 66 gram heroine, 9 ilaçe narkotike, 1 thike, 7 celulare, 1 peshore elektronike, 8365 euro, sistem vëzhgimi me 3 kamera, si dhe ekran e pajisje regjistrimi.

Policia po heton rreth dokumentimit të plotë të ngjarjes në fjalë, ndërsa identiteti i shqiptares së arrestuar nuk bëhet i ditur.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook