Një burrë nga Vlora ka habitur qytetarët ditën e sotme, teksa u zhvesh dhe është larë në det duke sfiduar temperaturat e ulëta.

Në mes të acarit, kur jashtë bien edhe disa pika shiu vlonjati “i ka hyrë” detit me not.

Burri i cili duket se e ka pasion notin dhe të ftohtin, ka vendosur të sfidojë temperaturat e ulëta duke dhënë një “shfaqje” për qytetarët e tjerë.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Plazhit të Ri në Vlorë, ku vlonjati është fotografuar.

26540390_2201535629860476_299410581_o-1024x768 

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook