Një ngjarje e rëndë ka tronditur Italinë ditën e sotme, ku një shqiptar ka masakruar për vdekje me thikë gruan e tij.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 9 të mëngjesit të sotëm në Udine të Italisë, ku shqiptari ka therur me thikë bashkëshorten e tij dhe më pas ka lajmëruar vetë policinë.

Mediat italiane raportojnë se fjalët e shqiptarit pasi mori policinë në telefon kanë qenë: “Hajdeni shpejt sepse kam vrarë gruan time”.

Ajo që e bën akoma më tragjike ngjarjen është se e gjithë skena e tmerrshme ka ndodhur në sytë e djalit 8-vjeçar të çiftit.

Sipas mediave italiane autori i krimit mizor është emigranti shqiptar Dritan Sulollari, 37-vjeç, i cili ka therur me thikë bashkëshorten e tij Migena Kellezi, 30-vjeçe.

Migena, ndodhej në Itali prej disa vitesh, ajo i ishte bashkuar bashkëshortit të saj Dritanit, i cili punonte si kamarier në një piceri.

Por muajt e fundit, Dritani kishte mbetur pa punë. Sipas dëshmive të fqinjëve, familja shqiptare u përshkrua si një familje e qetë dhe askush nuk e kishte dëgjuar më parë çiftin të grindeshin, deri kur ndodhi tragjedia e mëngjesit të sotëm.

Dyshohet se shkak i vrasjes të jetë bërë xhelozia, sakaq autoritetet italiane po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes së rëndë që ka tronditur mbarë opinionin publik në Itali, por jo vetëm.

37-vjeçari është arrestuar nga policia italiane, ndërkohë që fëmija i mitur është marrë nga shërbimet sociale pas gjendjes së rënduar.

LEXO EDHE:  FOTO/ Cilësohej si "koka" e trafikut të drogës në Itali, kapet i shumëkërkuari shqiptar (Emri)

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”306″ sortorder=”2779,2776,2775,2777,2780,2773,2774,2778″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”0″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook