Një 63-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në spital në Itali, pas një aksidenti të ndodhur orët e vona të së mërkurës në komunën Monte di Malo, në Vinçenca.

Vasillaq Paguda ishte duke lëvizur me biçikletë kur është përplasur nga një makinë tip “Kalos Daewoo”, e drejtuar nga një 20-vjeçar italian.

Pas aksidentit, shqiptari u transportua në spital, por nuk mundi të mbijetojë, raportojnë këtë të premte mediat lokale.

Vasillaq Paguda lë pas bashkëshorten dhe dy djemtë, të cilët banojnë në komunën Monte di Malo. 

Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.