Qentë e rrugës janë kthyer në tmerr për qytetarët e Durrësit, por jo vetëm.

Në çdo cep të rrugës dhe në shëtitore syri të sheh veç qen , nga më i vogli e deri tek më i rrezikshmi.

Në qytetin bregdetar, qentë e rrugës kanë tejmbushur shëtitoren “Taulanta” dhe bulevardin “Dyrrah”.

Durrsakëve dhe turistëve që bëjnë shëtitje në një nga vendet më të frekuentuara në qytetin bregdetar, u shtohen edhe qentë e rrugës, që në ­çdo orë i gjen të pranishëm në shëtitore dhe rrugët kryesore.

Jo rrallë herë ndodh që i kap edhe tërbimi, dhe ju sulen njerëzve që u kalojnë afër. Ndërsa në raste të tjera qentë shtrihen sa “gjatë-gjerë” në rrugë, ndërsa qytetarët shmangen për të mos kaluar pranë tyre.

Në Durrës, vetëm prania e tyre pa sulmuar asnjë njeri largon pushuesit dhe shkakton mjaft frikë e panik mes qytetarëve.

Edhe pse është ngritur disa herë si problematikë nga qytetarët, deri më tani autoritetet nuk kanë gjetur zgjidhje.

Rritja e temperaturave ndikon negativisht, pasi rrit mundësinë e tërbimit tek këta qen, që përbëjnë një rrezik potencial në ­çdo moment për qytetarët.

Kujtojmë se jo më larg se dy ditë më parë një 58-vjeçar nga Elbasani ndërroi jetë në spital, pasi ishte kafshuar nga një qen “Pitbull”.

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1475″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”0″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

LEXO EDHE:  Lobimi i PD-së në SHBA, flet Vasili: Kushdo që shkel ligjin të dënohet por të zbardhim çfarë ndodhi me kokainën

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook