Jennifer Lopez, një nga divat e showbizit është e shqetsuar prej disa muajsh në lidhje me Alex Rodriguez. Simpatiku e ka bërë tepër xheloze këngtaren duke e futur në mendime të thella nese ai e tradhëton atë apo jo.

Sipas ‘Us Weekly’ thuhet se 41 vjeçarja ka punësuar një agjent privat që të zbulojë nëse Rodriguez del me femra të tjera apo jo.

 

“Ajo është shumë e lidhur me Alex dhe dëshiron që lidhja të funksionojë,” tha burimi. “Pra, ajo po përpiqet të kontrollojë sa më shumë që të jetë e mundur”.

Pasi 41-vjeçari e zbuloi këtë gjë, mes tyre ka shpërthyer një zënkë e madhe. Por, “Dailymail” i hodhi poshtë të gjitha duke thënë se ky lajm nuk është i vërtetë.