Një e moshuar nga Tirana është larguar nga shtëpia ditën e sotme dhe askush nuk e di se ku mund të ndodhet.

Bëhet fjalë për 74-vjeçaren Tane Kodra, e cila ka dalë nga shtëpia, por nuk është kthyer më.

Familjarët kanë denoncuar në Polici rastin dhe kërkojnë ndihmën e qytetarëve, pasi e moshuara vuan nga skleroza.

Nëse dikush e ka parë apo mëson diçka rreth saj është i lutur që të njoftojë familjen në numrin e telefonit: 069 738 58 11.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook