Guardia di Finanza dhe policia italiane në bashkëpunim me policinë shqiptare kanë ndërmarrë një tjetër operacion ndërkombëtar antitrafik droge bërë të mundur sekuestrimin e 3 tonë e 992 kilogramë lëndë narkotike, marijuanë.

“Në orët e para të mëngjesit,  nga Guarda di Finazia Italiane u bë i mundur ndalimi dhe sekuestrimi i një jahtit me flamur të SHBA (Delaware).

Si rezultat i ndjekjes nga skuadrat e Guardia di Finanza dhe me suport ajror u bë e mundur bllokimi i mjetit lundrues.

Në ekuipazhin e mjetit lundrues tre shtetas shqiptarë me inicialet: F.M, E.V, dhe E.M.

Mjeti lundrues u kap në ujërat territoriale Italiane në zonën e Viestes. Hetimet paraprake tregojnë se ky mjet lundrues nuk ka shkelur ujëra shqiptare”, sqaron Policia e Shtetit në njoftimin zyrtar.

Sipas informacioneve paraprake, policia shqiptare shprehet e rezervuar lidhur me informacione të tjera, për shkak të hetimit.

NDërkohë që Policia e Shtetit po bashkëpunon ngushtë me Guardia di Finanza dhe Policinë Italiane si dhe po shkëmben informacione intensivisht me Policinë Malazeze për zbardhjen e këtij trafiku.