Policia Kufitare e Durrësit ka rrestuar 4 persona pasi akuzohet për vjedhje kontrabandë me mallra që paguhen me akcizë.

Burime zyrtare nga Policia Kufitare e Durrësit bëjnë me dije se në pranga kanë rënë shtetasit:

1.Sadri Haklaj 31 vjeç, banues në Tiranë;

2.Françesko Gërdeci 24 vjeç, banues në Shijak;

3.Sadik Krasnaj  33 vjeç,  banues në Durrës;

4.Artur Zhugri  20 vjeç, banues në Kavajë.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit në DVKM-Durrës në bashkëpunim me Sigurinë Portuale, pas një raportimi të ardhur në Portalin e Komisariatit Dixhital, i cili bënte fjalë për kondrabandë nafte në Portin e Peshkimit Durrës, pas një pune hetimore të mirëorganizuar, rreth mesnatës së datës kanë dokumentuar me prova ligjore aktivitetin e jashtëligjshëm të shtetasve të mësipërm.

Të arrestuarit, në Kalatën Lindore, në Ish-Kantierin Detar Durrës janë kapur në flagrancë ku në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin vjedhur me qëllim shitjen jashtë territorit të Portit Durrës, naftë të marrë në anijet e peshkimit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale:

• dy bidona me një sasi prej 60 litra naftë;
• gjashtë bidona bosh;
• një bateri;
• një pompë me tuba dhe tela të montuar, e cila shërbente për thithjen e naftës nga depozitat.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Vjedhja” dhe “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës” e kryer në bashkëpunim.

LEXO EDHE:  Mbushën makinën me Coca-Cola në vend të naftës, do të befasoheni nga rezultati

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook