Bregdeti i Jugut gjatë këtij sezoni turistik ka qenë “epiqendra” e figurave më të njohura politike dhe të artit në vend, por jo vetëm, pasi dhe turistë të huaj kanë mbipopulluar plazhet në kryesisht në Jug të vendit.

Jugu ka qenë dhe destinacioni i pushimeve të kampionit të Europës në “Kickbox”, Kristian Prenga, i cili duket nuk ka qenë i vetëm.

Kampioni 26-vjeçar ka sjellë në Shqipëri një nga emrat më të njohur në sportin e boksit në Kanada, Les Woods.

Les Woods është presidenti i një prej klubeve të boksit më profesionale të boksit në Kanada, “Global Legacy Boxing”.

“DuaLajm.com” sjell disa fotografi ekskluzive të kampionit shqiptar së bashku me Les Woods, të cilët po shijojnë bukuritë mahnitëse të bregdetit shqiptar.

Presidenti i “Global Legacy Boxing”, Woods, i cili është me origjinë skoceze, e ka shprehur dhe nëpërmjet rrjeteve sociale admirimin për vendin tonë, madje duke e promovuar me hashtagun #VisitAlbania, por tashmë e ka bërë fakt të kryer dashurinë e tij ndaj vendit tonë me anë të vizitës e tij.

Partner i “Global Legacy Boxing” është dhe boksieri profesionist me famë botërore, Lennox Lewis.

Lewis, i cili mban dy shtetësi, atë britanike dhe kanadeze, është shpallur tre herë kampion bote në peshat e rënda në sportin e boksit.

Ai ka qenë prezent dhe në ndeshjen e Kristian Prengës që u zhvillua në Ontario të Kanadasë më 30 qershor të këtij viti, e transmetuar ekskluzivisht live nga “DuaLajm.com”.

Kujtojmë që ndeshja mes kampionit të Europës në “Kickbox”, Kristian Prenga dhe boksierit meksikan Abraham Pascuale, e fituar bindshëm nga kampioni 26-vjeçar shqiptar, u organizua nga “Global Legacy Boxing”.

LEXO EDHE:  FOTO/ Kush e zbuloi talentin e kampionit Kristian Prenga